Fshi llogarinë tënde në uOwe
Llogarinë tënde në uOwe mund ta fshish vetë, në aplikacion ose në ueb. Fshirja ndodh menjëherë dhe nuk mund të zhbëhet.
Në aplikacion
- Hap uOwe në telefon dhe prek Cilësimet në shiritin poshtë.
- Lëviz poshtë te Llogaria dhe prek Fshi llogarinë.
- Shkruaj fjalëkalimin, shkruaj fjalën e konfirmimit që të shfaq aplikacioni (në anglisht DELETE) dhe prek Fshi llogarinë.
Në ueb
- Hyr në uowe.app dhe hap Cilësimet.
- Te Llogaria, zgjidh Fshi llogarinë.
- Shkruaj fjalëkalimin, shkruaj fjalën e konfirmimit që shfaqet në faqe dhe zgjidh Fshi llogarinë.
U regjistrove me Google ose Apple dhe nuk ke vendosur kurrë fjalëkalim? Fillimisht zgjidh Vendos një fjalëkalim te e njëjta pjesë, Llogaria. Do të të dërgojmë një lidhje me email dhe, sapo ta vendosësh fjalëkalimin, mund ta fshish llogarinë.
Do një kopje të të dhënave para se të fshihen? Eksportoji fillimisht nga e njëjta pjesë, Llogaria.
Çfarë fshihet
- Emri yt, që zëvendësohet me “Përdorues i fshirë”, adresa jote e email-it dhe fotoja e profilit.
- Fjalëkalimi, hyrja me Google dhe Apple dhe të gjitha seancat, kështu që del nga llogaria në të gjitha pajisjet. Pajisjet e tua gjithashtu nuk marrin më njoftime nga uOwe.
- Lidhjet me miqtë dhe çdo ftesë miqësie që ke dërguar e që ende nuk e ka pranuar askush.
- Gjithçka te Paratë: portofolet, transaksionet, buxhetet, qëllimet e kursimit dhe transaksionet e përsëritura.
- Grupet ku je anëtari i fundit me llogari.
Çfarë mbetet
- Shpenzimet (bashkë me fotot e faturave), pagesat dhe komentet në grupet që ndan me të tjerë mbeten ku janë, që bilancet e të tjerëve të mos ndryshojnë. Aty shfaqet “Përdorues i fshirë” në vend të emrit tënd.
- Nëse je pronar i një grupi që ka ende anëtarë të tjerë, pronësia kalon te anëtari që është në grup prej më shumë kohësh.
- Mbetet një regjistrim anonim “Përdorues i fshirë”, që shpenzimet e përbashkëta të vazhdojnë të dalin saktë. Ai nuk ka emër, as adresë email-i, dhe me të nuk mund të hyjë askush.
Nëse ke uOwe Pro
Fshirja e llogarisë nuk e anulon abonimin në uOwe Pro, ndaj anuloje më parë. Nëse je abonuar në aplikacionin për Android, anuloje në Google Play Store. Nëse je abonuar në ueb, hap uOwe Pro dhe zgjidh Menaxho abonimin.
Nuk mund të hysh?
Na shkruaj te hello@uowe.app nga adresa e llogarisë tënde dhe kërko fshirjen e saj. Llogarinë do ta fshijmë ne për ty.